VIDEO/ Makinat e shpuara nga plumbat, dyshohet se u qëllua 100 herë, u dëmtuan edhe dritaret…

Kanë qenë dy persona në këmbë që kanë shtënë me kallashnikov mbi 100 plumba. Janë dëmtuar 6 makina dy të pronarit dhe dritaret e dhomave të hotelit pasi kanë shtënë edhe në drejtim të hotelit në dhomën e djalit të pronarit.

Autorët janë larguar në këmbë. Kjo është ngjarja e dytë brenda 1 javë pasi të njëjtit njerëz kanë dyshiohte se kanë qenë edhe më datë 1 gusht reth orës 02.00 për të shtënë në hotel por sic duket nuk u ka shkrehur arma.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth  orës 05:00, në parkingun e nje  hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.