Zidane dështon përballë Guardiolës, eliminohet për herë të parë si trajner nga Championsi

Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Los Blancos janë mposhtur 2-1 nga Manchester City edhe në sfidën e kthimit, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga Champions League.

Kjo është hera e parë në karrierë për Zinedine Zidane që nuk i shkon deri në fund kësaj gare, duke u eliminuar nga skuadra që drejtohet nga një tjetër emër i madh i trajningut, Pep Guardiola.

Tri sezonet tjera në Champions League ai kishte triumfuar me Los Blancos duke ngritur lart trofeun, nga viti 2016 deri më 2018, por sonte e shijoi për herë të parë eliminimin.