VIDEO/ Ndryshon rezultati në Manchester City-Real Madrid

Manchester City dhe Real Madrid po luajnë në “Etihad Stadium” sfidën e kthimit të vlefshme për 1/8-at e finaleve të Championsit, shkruan Syri.net.

Anglezët kalojnë të parët në avantazh në minutën e 9-të me Sterling, i cili përfiton nga gafa në mbrojtje e madrilenëve.

Reali nuk dorëzohet dhe Benzema barazon, duke rihapur çështjen e kualifikimit.

Kujtojmë që takimi i parë i luajtur në Madrid u fitua 2-1 nga Manchester City dhe tashmë rezultati i përgjithshëm është 3-2 për ekipin e Guardiolës.