VIDEO/ Lioni surprizon Juventusin, kalon në avantazh me penallti

Juventusi po luan në fushën e tij me Lionin ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, shkruan Syri.net.

Francezët surprizojnë kampionët e Italisë, pasi në minutën e 12-të Depay shënon me penallti golin e avantazhit.

Takimi i parë ka përfunduar 1-0 për Lionin dhe tashmë Juventusit i duhen 3 gola për t’u kualifikuar dhe të mos pësojë më asnjë tjetër.