Tifozët do zgjedhin trajnerin më të mirë të Premierligës, Guardiola nuk është kandidat

Në Angli tifozët do zgjedhin trajnerin më të mirë në Premier Ligë dhe mes tyre janë katër kandidatura.

Bie në sy mungesa e Pep Guardiolës, ku edhe pse spanjolli e mbylli kampionatin në vendin e dytë, kjo nuk ka mjaftuar që ai të jetë mes kandidatëve për trajnerin më të mirë.

Faqja zyrtare e Premier Ligës në rrjetet sociale i ka ftuar tifozët të zgjedhin trajnerin më të mirë.

Katër kandidaturat janë: Jurgen Klop, Frenk Lampard, Brendan Roxhers dhe Kris Uilder.