Ditëlindja e gjen për herë të parë si nënë, Vilma Masha ndan foton e veçantë me vogëlushen

Disa muaj më parë, moderatorja e  njohur e sportit Vilma Masha u bë nënë për herë të parë.

Sot Vilma feston ditëlindjen dhe me siguri ky vit është më speciali për të pasi e gjen si nënë.

Si për ta theksuar këtë, Vilma ka ndarë foto me vogëlushen e saj, Sia, e cila është dhurata më e bukur për ditëlindjen.

Ajo që vihet re është se Sia është rritur shumë.

Edhe pse mami Vilma është kujdesur gjithmonë ta ruajë imazhin e saj sepse është akoma e vogël, nga foto kuptohet lehtë se Sia është vajzë shumë bukuroshe.