Djali i Maradonës: Messi apo Maradona? Nuk mund të krahasoni njerëzit me një jashtëtokësor

Djali i Diego Maradona, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën “Sport”, ku foli tema të ndryshme.

Një ndër to ishte edhe ajo për krahasimin midis babait të tij dhe Leo Messit, ku u shpreh se nuk mund të ketë një krahasim të tillë, pasi nuk mund të krahasosh më të mirin mes njerëzve dhe me një perëndi (referuar babait të tij).

Leo është më i miri në këtë epokë?

Sigurisht. Unë e dua Messin, ai është më i miri nga të gjithë tani për tani, edhe Cristiano as që i afrohet. Kush e kritikon atë në Argjentinë nuk e kupton nga futbolli. Babai im e do shumë dhe flet me mua shpesh për të. Leo është një yll dhe gjithashtu futbollisti i dytë më i mirë i të gjitha kohërave.

Leo është i dyti?

Epo, po, i dyti. Messi është një fenomen, por askush nuk e krahasohet me babain tim: nuk mund të krahasosh njerëzit me një jashtëtokësor. Mund të themi se Maradona është perëndia e futbollit dhe Leo është më i miri mes njerëzve. Më vjen keq, askush nuk ka arritur në nivelin e babait tim. Është e pamundur. 

 Dhe kë do të vendosnim në vendin e tretë?

Ronaldo, Ronaldo Fenomenin. Mund të ketë të tjerë pas këtyre tre, megjithëse Cruyff meriton një kapitull të veçantë për shkak të gjurmës që ka lënë në filozofinë e futbollit. Hollandezi arriti të ndryshojë vetë sportin.