VIDEOLAJM/ Këto janë pamjet më afër shpërthimit në Bejrut

Këto pamje mendohet se janë bërë më afër shpërthimit shkatërrimtar në portin e Bejrutit në Liban.

Sipas Daily Mail, pamjet janë realizuar nga një çift, që menduan se po filmonin një aksident në port.

Por ata fluturuan në ajër pas shpërthimit që i ngjante një bombe të vogël bërthamore.

Imad Khalil dhe Lena Allama nisën të filmojnë duke menduar se ishte një zjarr në port. Ata nuk e dinin se pas pak do shpërthente një sasi mbi 2700 ton nitrat amoni.

Për fat, çifti i ka mbijetuar shpërthimit. Ata janë shtruar në spital ku thonë se janë duke e marrë veten.