Dëshmia e dhimbshme/ Vrasja e nënës nga i biri, çfarë ndodhi në shtëpinë e tmerrit, si njoftoi vajza e vogël…

Detaje shokuese vijojnë të zbardhen nga Pogradeci, pas krimit të tmerrshëm të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku djali i preu fytin të ëmës.

Të afërmit e viktimës Firdes Çekiçi kanë deklaruar se sherri në familje ka nisur për telefonin e vajzës së autorit të krimit.

Të afërmit janë shprehur se autori 44-vjeçar, Olsi Çekiçi, ka dashur të vrasë të bijën 15 vjeçe, për shkak të telefonit, por ka ndërhyrë e ëma e tij për të mbrojtur mbesën.

Pikërisht këtu ka nisur gjithçka dhe ka përfunduar me vrasjen tragjike të të moshuarës, ndërsa 15-vjeçarja, që ka parë gjithë ngjarjen, ka njoftuar policinë dhe është larguar nga banesa me biçikletë.

Ndërkohë, sot familja ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit të moshuarën Firdes Çekiçi.

Ja intervista e plotë e siguruar nga syri TV