At e bir nga Tirana bëjnë sherr në Radhimë, thyhen edhe xhamat e makinës

Babë e bir nga Tirana janë përfshirë në një sherr në Radhimë.

Policia thotë se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa djali i ka thyer të atit edhe xhamat e makinës. Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke i arrestuar të dy.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.