Të shtënat në Sarandë, shoqërohen katër persona

Katër persona janë shoqëruar në polici lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës.

Personat në fjalë janë gjetur pranë vendit të ngjarjes.

Rreth orës 21:40, sipas policies, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia njoftoi se bëhej fjalë për një person që ka qëlluar në ajër.