Autoritet libaneze arrestojnë 16 persona përgjegjës për shpërthimin në Bejrut

Si pjesë e një hetimi lidhur me shpërthimin që goditi Bejrutin para dy ditëve, autoritetet libaneze kanë arrestuar 16 persona.

Fadi Akiki, përfaqësues i qeverisë në gjykatën ushtarake, iu tha autoriteteve se ka marrë në pyetje më shumë se 18 zyrtarë të portit dhe individë të tjerë përgjegjës për ose involvimin e tyre në vendin ku ndodhi shpërthimi me rrezikshmëri të madhe.

“16 persona janë arrestuar si pjesë e hetimit”, tha Akiki.

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut ka marrë jetën e 137 personave deri më tani.