Aksident në qendër të Tiranës, motori përplas këmbësorin

Një aksident është shënuar në mbrëmje në kryeqytet.

Një motor mësohet se ka përplasur një këmbësor, pranë Poliklinikës nr.9 në kryeqytet.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës.

Ndërkohë që nuk ka ende informacion mbi gjendjen e tij.