Zëdhënësi i Metës, Frrok Çupit: Fëlliqësirë mediatike e UDB, nga helmi do mbytesh

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur gazetarit Frrok Çupi, pas shkrimit të këtij të fundit në portalin e Fred Pezës, ku akuzonte këshilltarët e Presidentit Meta se kastile kanë publikuar poezitë e Havzi Nelës, poetit të varur me firmën edhe të Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës, pikërisht në ditët e fundit të nënës së tij që ndërroi jetë disa ditë më parë.

Blushi e quan një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, gazetarin Çupi, i cili sipas tij mastron qëllimisht opinionin publik me farsa të tilla.

‘Një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, mashtron opinionin publik duke shpikur këshilltarë të Presidentit që nuk ekzistojnë, që gjoja sipas tij kanë bërë publikimin e papërshtatshëm të poezive të poetëve të dënuar në komunizëm për fjalën e lirë. Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike! Kush vjell helm, nga helmi mbytet!’