VIDEO/ Përplasje e frikshme gjatë garës, një çiklist ndodhet në koma

Gjatë turit të Polonisë ka ndodhur një aksident i frikshëm. Shumë pranë vijës së finishit Fabio Jakobsen u përplas me Dilan Gornengen.

Përplasja ishte e fortë dhe dërgoi Jakobsenin jashtë pistës. Si pasojë e përplasjes në aksident u përfshinë edhe çiklistë të tjerë.

Kjo përplasje ka qenë me pasoja të rënda për Jakobsen, pasi çiklisti po lufton me jetën, pasi ka pësuar traumë në kokë.

Jakobsen tashmë ndodhet në koma.