Si e infektoi familjen punonjësi i AKU-së, 15 raste me Covid-19 në Durrës

Në 24 orët e fundit në Durrës janë konfirmuar 15 raste me koronavirus.  Abcnews.al mëson se rastet e reja janë nga tre familje.

Në një nga familjet, me katër anëtarë, virusin e ka marrë burri i cili punonte në AKU.

Dy familjet e tjera janë me nga tre anëtarë.

Ndërsa 5 rastet e tjera mësohet të jenë raste kontakti.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive në Durrës është 344.

Po ashtu, nga gjashtë persona që humbën jetën sot, tre ishin nga Durrësi.  Betejën me virusin e humbën një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues.