Presidenti i Atletico-s mohon zërat për transferimin e lojtarit të Real Madrid

Të martën, emri i James Rodriguez lidhej me një transferim te rivlët e Real Madrid, Atletico-s.

Ishte kanali televiziv Gol që shkoi deri aty sa thoshte që operacioni kishte përparuar shumë, me një transferim midis diku tek 10 dhe 15 milionë euro.

Mirëpo, Enrique Cerezo, presidenti i Colchoneros, i mohoi këto zëra. "Unë nuk mendoj se James hyn në planet e Atletico Madrid" , u përgjigj ai thjeshtë në një intervistë për Radio Marca . Ishte një bllof apo fjalë të sinqerta? Këtë do ta zbulojmë së shpejti...