Lori e ka të qartë që tani, zbulon vendin ku dëshiron të martohet

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, është një nga vajzat më të ndjekura në vend ndaj kurioziteti i fansave për jetën e saj është mjaft i madh.

Ajo ka realizuar një ‘mini-intervistë’ në rrjetin e saj social dhe menjëherë ka marrë pyetje të shumta.

Në mesin e tyre, dikush e ka pyetur edhe për dasmën e saj në të ardhmen se ku do dëshironte ta bënte, pasi ajo e Sarës ishte e mrekullueshme.

Lori ka treguar se do zgjidhte Caprin, por nuk do ia kalonte dot dasmës së të motrës.

“Nuk mund t’ia kaloj Sarës, por mund të përpiqem në Capri”, shkruan Lori.