Zyrtare: 'Godet' Milan, transferon mbrojtësin e talentuar

Tashmë është zyrtare. Pierre Kalulu është lojtar i Milanit.

20 vjeçari francez ka firmosur kontratë 5 vjeçare me klubin italian.  Kalulu ka qenë lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës te Lyon.

“Milan njofton nënshkrimin e Pierre Kalulu, në një transferim të përhershëm. Kontrata e francezit skadon më 30 qershor të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Kalulu është mbrojtës i krahut të djathtë, me tri paraqitje për Francë U20.