Viktima te vijat e bardha, policia në ndjekje të drejtuesit të makinës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se një drejtuesi ka përplasur një këmbësor, duke e lënë në rrugë, pa i dhënë ndihmën e parë.

Sipas korespondentit të Syri Tv në Elbasan, viktima dyshohet se është i moshës 70 vjeç.

Por ky detaj pritet të saktësohet nga policia, e cila është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin fatal.