Gafa e zv/sekretarit të shtetit/ Ngatërron Libanin me Libinë, ja çfarë shkruan në mesazhin e tij

Zv/ Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Itali, Manilo Di Stefano, ka bërë një gafë të tmerrshme ku ndërsa ka dashur ti dërgojë një mesazh popullit libanez për tragjedinë ku u përfshinë, u është drejtuar atyre si libianë.

‘Me gjithë zemër u dërgoj një përqafim të fortë miqtë tanë libianë. E kemi thënë dhe e përsërisim Italia është gati….’-shkruan Di Stefano.

Kjo gafë është kapur edhe nga media italiane, dhe nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një lapsus, apo Di Stefano ngatërron Libanin me Libinë, me këtë të fundit me të cilën Italia ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushta.