U gjet i vrarë në makinë, viktima po udhëtonte me autorin e krimit

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër, ku u gjet i pajetë në kamionçinën e tij 57-vjeçari, Gëzim Saraçi.

Sipas burimeve nga policia mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me autorin kur është qëlluar me sende të forta nga ky i fundit.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Policia mësohet se ka identifikuar autorin, ndërsa po punohet për kapjen e tij.