", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/August/05/auto_maxresdefault_11596631317.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Reperja me famë botërore 'çmendet' pas këngës ‘Të ka lali shpirt’

Reperja e njohur Cardi B ka realizuar një video live në Instagram, në të cilën është shfaqur duke dëgjuar një ndër këngët më të pëlqyera shqiptare.

Bëhet fjalë për "Të ka lali shpirt", bashkëpunimi i Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit.

Silva ka publikuar një pjesë të videos në profilin e saj të Instagramit, krahas së cilës ka shkruar" Cardi B të dua!".

Menjëherë sa del kënga reperja dëgjohet duke thënë:

"O kjo kënga sërish, nuk di si t'i ngrej volumin".

Të ka lali shpirt" është publikuar në vitin 2013 dhe ende dëgjohet. Kënga numëron 549.463.086 klikime në kanalin e Youtubit.

View this post on Instagram

Love you @iamcardib ??

A post shared by Silva Gunbardhi (@silvagunbardhi) on