Braimllari: Fermerët e Fushës së Korçës asnjë ndihmë nga qeveria

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka reaguar pas sutuatës së vështirë në të cilën gjenden fermerët e Fushës së Klorçës.

“Eshtë hera e tretë që të mbjellat e kesaj zone prishen brenda dy muajsh nga renia e bresherit dhe fermerët nuk marrin asnjë ndihme nga qeveria”, shkruna Braimllari në një shenim ne facbook

Ja postimi i plotë:

Fusha e Korçës përballet me papërgjegjshëmeri dhe arrogancën e qeverisë, fermerët në mëshirë të fatit

Banorët e fushës së Korçës po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetrore dhe me degradimin e kësaj qeverie. Eshtë hera e tretë që të mbjellat e kesaj zone prishen brenda dy muajsh nga renia e bresherit dhe fermerët nuk marrin asnjë ndihme nga qeveria.

Qeveria Rama ka degraduar bujqësinë duke e kthyer në bujqësi klienteliste në sherbim të oligarkisë. Sot fermerët e fushës së Korçës kanë nevojë për mbështetje reale për evidentimin e dëmeve dhe për subvencione me qëllim që produkti dhe djersa e tyre të mos shkojë dëm.