VIDEO/Shpërthimi i tmerrshëm në Londër, furgoni përpihet nga flakët

Ky është momenti dramatik, kur një shpërthim gjigant mbushi qiellin me flakë, pasi në një rrugë në Londër shpërtheu një furgon.

Filmimet shfaqin tymin dhe flakën duke përpirë mjetin, para se të shpërthejnë.

Fatmirësisht askush nuk pati plagë të rënda, pavarësisht përmasave të shpërthimit.

Policia, zjarrëfikësit dhe mjekët e urgjencës u thirrën në vendngjarje menjëherë.