Bie rreziku për tu sëmurur me demencë, tregon studimi

Në 1995 një person mbi moshën 75 vjeçare kishte një mundësi prej ¼ që të vuante nga demenca.

Sot, kjo mundësi është më pak se 1/5.

Kërkuesit thonë se stili më i shëndetshëm i jetës mund të jetë një nga shkaqet që ka ulur rrezikun për këtë sëmundje. Kjo pasi qarkullimi i gjakut, i cili ndikohet nga dieta, ushtrimet dhe pijet, ka një rol të madh në tru.

Por pavarësisht se përqindja e rrezikut ndaj sëmundjes ka rënë, ende ka shumë njerëz që vuajnë prej saj, për shkak se njerëzimi po jeton më gjatë se kurrë më parë.

Në Mbretërinë e Bashkuar 850.000 vuajnë nga demenca, ndërsa në SHBA shifrat arrijnë 5 milionë.