‘Rama nderon nënën duke vjedhur’/ Berisha: Tregohu njëherë njeri

Për të nderuar nënën e tij të ndjerë, kryeministri Edi Rama postoi disa vargje në rrjetet sociale.

Por te vargjet e ndjera në nderim të Anetës, lexuesit pikasën se ishte një plagjiaturë. Kryeministri nuk e citoi burimin e vargjeve dhe i përvetësoi sikur ishin të tijat, por mësohet se ato i përkasin autorit David Harkins.

Plagjiatura u bë virale në rrjetet sociale. Krahasimi mes dy poemave u publikua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Mirë që e nderon nënën, por jo duke vjedhur. Të paktën në zi tregohu një herë njeri! Sb” shkruan Berisha.