Sevilla refuzon kushtet e Barçës për Ivan Rakitic

Pas gjashtë sezoneve me fanellën e Barcelonës, ??Ivan Rakitic po përflitet për një largim nga blaugranët. Mesfushori kroat kërkohet nga ekipi i Sevillias, ku ka luajtur edhe më parë. Dhe dje, shtypi katalanas raportoi se ka lajme pozitive mbi këtë çështje.

Është e qartë se Barça do ishte e gatshme ta linte kroatin të shkonte te andaluzianët në këmbim të 10 milion €. Por sot, COPE Cadena pretendon se klubi i Sevillias nuk është i gatshëm të paguajnë një shumë të tillë, as rrogën e Rakitic (8.5 milionë € në vit). Një vit nga përfundimi i kontratës me Barcelonën, nënkampioni i botës është akoma larg nga largimi.