FOTO/ Hygor largohet me falënderime nga Vlaznia

Hygor Guimaraes largohet Vllaznia. Në fakt, ishte një divorc i paralajmëruar, pasi futbollistit brazilian i përfundoi kontrata me klubin shkodran.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Hygor falënderon stafin për mundësinë që i dhanë, pa harruar fjalët “e ëmbla” për tifozët shkodranë, për mbështetjen që i dhanë pas humbjes së nënës së tij në fund të vitit të kaluar.

“Faleminderit Vllazni! E kisha për nder të vishja atë fanellë! Falënderoj presidentin (administratorin) Suad Lici, Engin dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë që më dhanë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e tifozëve në momentin më të vështirë të jetës sime. Faleminderit gjithë stafit!”.

31-vjeçari gjatë këtij sezoni zhvilloi 21 ndeshje në Superiore me fanellën kuqeblu, duke realizuar 4 gola.