Erdhën nga Greqia, dy persona rezultojnë pozitivë me koronavirus

Dy raste të reja me COVID-19 në Sarandë.

Bëhet  fjalë për dy persona nga fshati Kulluricë, Bashkia Finiq.

Ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, ku dyshohet se edhe janë infektuar.

Ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve ndërkohë që të dy pacientët janë të karantinuar.