Situata e rënduar: 4 viktima, 116 të shtruar, 7 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara është 130, rekord ditor, ndërsa 23 persona janë shëruar.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në Spitalin Infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79-vjeçare nga Mirdita dhe një 81-vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve,"
deklaroi MSH.