VIDEO/Kampionia olimpike mahnit ndjekësit, noton në gjithë pishinën me gotë qumështi në kokë

Pesë herë olimpike e medaljes së artë, Katie Ledecky ka mahnitur edhe njëherë ndjekësit e saj me talentin që ka.

Ledecky ndau në Instagram një video të sajën duke notuar në gjithë largësinë e pishinës duke mbajtur një gotë me qumësht në kokë, pa derdhur asnjë pikë.

Videoja është pjesë e sfidës ‘#gotmilkchallenge’, ku njerëzit supozohet të bëjnë një veprim mahnitës, teksa mbajnë një gotë qumështi.

Ledecky e tejkaloi këtë sfidë duke surprizuar të gjithë me videon e postuar.