CR7 e kishte menduar seriozisht largimin nga Juve për tu afruar me Psg, nuk ndodhi për një arsye
Cristiano Ronaldo dhjetorin e kaluar e kishte menduar seriozisht largimin e tij nga Juventus shkruan France Football.
Sërish sipas 'France Football' portugezi kishte në mendje të shkonte tek Paris Saint-Germain sepse ai nuk i shihte më bardhëezitë si klubi ideal për të arritur qëllimet e tija.
Pakënaqësia e CR7 filloi pas ndeshjes kundër Lokomotivës së Moskës tetorin e kaluar ku Juve zhgënjeu me përformancën e tij.
Në javët në vijim po sërish sipas France Football Ronaldo ëndërronte të luante me Neymar dhe Mbappe por kjo ide për të shkuar në PSG u anashkalua për shkak të emergjencës së Covid-19.