", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/August/04/auto_GettyImages-12277875681596534239.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

Manchester United zbulon fanellat e reja për sezonin e ardhshëm

Me një video shumë të veçantë të publikuar në faqen zyrtare, Manchester United ka prezantuar fanellën për sezonin 2020-21. Skuadra angleze, si zakonisht, do të veshë Adidas dhe do të ketë Chevrolet si sponsorin e saj kryesor.

“ Kjo fanellë e re është prodhuar përmes një teknike inovative të quajtur “ngjyrosje hapësinore” që e jep mundësinë të ngjyrosen fije të caktuara individualisht dhe në gjatësi të ndryshme, për ta bërë fanellën me detaje që mund të shihen vetëm nga ai që e mban veshur”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për herë të parë kjo fanellë do të vishet të mërkurën në ndeshjen ndaj LASK Linz, në Ligën e Evropës.