2 muaj me Krid, Klea nuk i ndal dedikimet e ëmbla

2 muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali, të cilin vendosën ta quajnë Krid.

Prej atij momenti, Klea dhe Elgiti kanë treguar se po jetojnë momentet e tyre më të lumtura.

Edhe sot, ndërsa Krid bën 2 muaj, Klea nuk i ka rezistuar dot një fotoje të tij duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.

“2 muaj sot, 2 muaj me dashuri të pakushtëzuar dhe dashuri të përjetshme. Ti je gjithçka për mua bebi im Krid”, shkruan Klea krahas fotos me vogëlushin, edhe pse është kujdesur t’i ruajë portretin.