Dua dhe Anwari ndajnë momentin më të ëmbël nga shtrati

Çifti shumë i dashur për publikun, Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë nisur prej kohësh bashkëjetesën.

Pak ditë më parë familjes së tyre iu shtua dhe një pjesëtar i ri: një qenush i quajtur Dexter.

Dyshja janë miqësuar menjëherë me bukuroshin e vogël dhe së fundmi Dua ka publikuar foton më të ëmbël.

Ata jo vetëm që e kanë futur në shtëpi, por ndajnë dhe krevatin me të.

Në foton në fjalë shihen Dua, Anwari dhe Dexter të shtrirë në krevat.

Mirëpo, ajo që na tërhoqi më së shumti vëmendje është ky shikim kaq i ngrohtë që Anwar i ka falur Duas.