Martesa e saj është në rrezik, ja çfarë po bën Kim për ta shpëtuar

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes prej javësh për shkak të marrëdhënies së tyre të trazuar.

Problemet e Kanyes me bipolaritetin dhe deklaratat e njëpasnjëshme kanë bërë që martesa e tyre të jetë në krizë dhe Kim t’i kërkojë divorcin.  

Mirëpo duket se ylli i Kardashianëve ka bërë një hap pas dhe ka vendosur të shpëtojë martesën e saj.  

Ajo ka zgjedhur të shkojë disa ditë me pushime me familjen e saj për të kaluar këto momente krize.

Të dielën reperi 43 vjeçar u fotografua duke hipur në një avion privat në Cody, Wyoming, me djalin e tij 4-vjeçar Saint. T

Tashmë mbetet për të parë nëse këto ditë pranë njëri-tjetrit do shërbejnë për të kaluar problemet.