Klaus Gjasula nis stërvitjen me Hamburgun

Ndërsa disa kampionate në Europë nuk kanë përfunduar ende aktivitetin e tyre si pasojë e pandemisë, në të tjera ka nisur puna për sezonin e ri.

Një prej tyre është edhe kampionati gjerman, ku në klubin e Hamburgut në Bundesligën 2, këtë sezon do të ketë përsëri një futbollist të kombëtares shqiptare në përbërjen e tij.

Sot, që në ditën e pare të stërvitjes për sezonin e ri, Hamburgut i është bashkuar edhe Klaus Gjasula.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare nënshkroi me Hamburgun pasi u largua nga Paderborn në mbyllje të sezonit në tij të parë në Bundesligë.

Futbollisti shqiptar pritet të jetë pjesë e rëndësishme e klubit legjendar gjerman në tentativën për ta kthyer në elitë ndaj ka filluar që sot punën me pjesën më të madhe të skuadrës.