Tirana gjen zëvendësuesin e Dokës, vjen nga Maqedonia

Tirana ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. Pas afrimit të Dionis Avdiajt dhe Ardit Tolit, skuadra bardheblu kërkon transferimin e Kristijan Tosevski.  26 vjeçari luan më disa pozicione të mbrojtjes dhe shihet si futbollisti i duhur në këtë repart.

Siç raporton "Gol.MK", në Maqedoni,  marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë zyrtarizimi. Bëhet fjalë për një kontratë dy vjeçare, me mundësinë e rinovimit edhe për një tjetër. Tosevski ka luajtur për ekipe si Pelister, Toteks dhe Vardar.