Deklaroi ndarjen e saj me Umut Evirgen, por ja cilët janë fotot që 'Elif' nuk i fshiu dot

Duke qenë se prej disa muajsh kryefjala e mediave turke ishte lajmi i ndarjes së saj aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun ditë më parë vendsoi të thyejë heshtjen.

Për të gjithë fansat  e saj aktorja tregoi se historia 3 vjeçare e saj kishte përfunduar.

'U ndava me Umut disa muaj më parë. Prezenca dhe rëndësia e tij në jetën time kanë një peshë të madhe. Mendoj se privatësia jonë duhet të respektohet. A nuk e meritojmë ne artistët respektimin e privatësisë si qenie njerëzore?”- u shpreh aktorja duke hequr kështu çdo dyshim.

Por pas këtij lajmi mediat turke vërejtën se aktorja dhe ish i dashuri i saj Umut Evirgen vazhdojnë të ndiqen në rrjete sociale.

Por jo vetëm kaq aktorja nuk ka fshirë dhe disa foto në periudhën kur ato ishin bashkë, siç janë fotot e mëposhtme.

Siç duket ndarja e tyre ka qënë miqësore.