VIDEO/ Mbytet 68-vjeçari nga Korça në plazhin e Zvërnecit

Një tjetër person ka humbur jetën këtë të hënë në plazhet e vendit. Policia bën me dije se ka humbur jetën në vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë. Sipas uniformave blu, 68-vjeçarit dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë. 68 vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.