Edukatorja rezulton me koronavirus, mbyllet çerdhja në kryeqytet

Çerdhja 42 në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme për shkak se dy persona kanë rezultuar pozitivë.

Mësohet se janë konfirmuar me koronavirus një edukatore dhe një punonjës i jashtëm.

Tashmë i janë marrë tamponet edhe pjesës tjetër të stafit.

Ndërsa ambientet e çerdhes do të qëndrojnë mbyllur, deri në njoftim të dytë.