Baku: Teuta ishte pjesa e më e bukur e kampionatit

Gazetari Ervin Baku foli në studion e Syri TV për finalen e Kupës së Shqipërisë ku Teuta fitoi 2-0 me Tiranën.

I ftuar në emisionin “Fair Play” me gazetaren Enkeleida Zeko, Baku tha: “E uroj me gjithë shpirt Teutën. Ishte një sukses i merituar. U ndje dora e trajnerit Edi Martini, pasi që kur erdhi ai skuadra u ngrit. Teuta ishte pjesa më e bukur e këtij kampionati. Ishte një trofe që u kurorëzua në 100-vjetorin e klubit të Teutës”.