Zjarri përfshin malet e Rubikut/ Frrokaj: Asnjë masë nga qeveria dhe autoritetet vendore

Ka disa ditë që zjarri djeg sipërfaqe të mëdha në malet e Rubikut në Katundin e Vjetër dhe asnjë masë nuk është marrë nga qeveria dhe autoritetet vendore.

Në një postim në Facebook, ish-deputeti Frrokaj ka shpërndarë një video ku duken flakët e mëdha që kanë përfshirë masivet pyjore dhe denoncon papërgjegjshmërinë e shtetit për mos interesim mbi pronën e qytetarëve.

Postimi i plotë i Andon Frrokaj:

Nje zjarr i madh ka perfshire malet e Rubikut, ne Katundin e Vjeter. Ka disa dite qe zjarri djeg siperfaqe te medha ne kete zone. Asnje mase nuk eshte marre nga qeveria dhe autoritetet vendore. Papergjegjshmeri dhe mos interesim per pronen e qytetareve.

Kjo qeveri e ka mendjen vetem tek oligarket. Pasuria e Shqipetareve ne dore te fatit.