Aktivizohet sërish një vatër zjarri në Mirditë/ Rrezikohet jeta dhe prona e banorëve

Është aktivizuar sërish vatra zjarrit në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik të Mirditës.

Një sipërfaqe e madhe me lis, shkozë dhe gështenja po digjen qe prej oreve te pasdites.

Flakët, të favorizuar dhe nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe po i afrohen zonës së banuar, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve.  

Dy ditë me parë në këtë zonë u ndërhy nga ajri për shuarjen e zjarrit, por flakët nuk janë shuar plotësisht.

Ndërhyrja nga toka është e pamundur, për shkak të terrenit të thyer malor.