Nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19/ Ndërron jetë gazetari shqiptar

Si pasojë e koronavirusit, gazetari dhe shkrimtari nga Kosova, Musli Berisha, ka ndërruar jetë sot, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës.

Sipas informaconeve, gazetari kishte dy javë që luftonte me COVID-19, betejë të cilën nuk mundi ta fitonte.

Lajmin e bëri të ditur Televizioni “Tema”, në të cilin punonte gazetari Berisha.

Nëpërmjet një njoftimi, ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, ndërsa thonë se Kosova “ka humbur një emër të madh të gazetarisë televizive”.