Vllaznia-Besëlidhja, formacionet zyrtare. Kush do luajë sezonin e ardhshëm në Superligë?

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ditën e sotme një finale mbijetese.

Ndeshja e “play off”-it mes Vllaznisë dhe Besëlidhja do të nisë në orën 19:00 dhe do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Shkodranët vijnë në këtë përballje pasi u renditën në vendin e 8-të në elitë (me 46 pikë të grumbulluara në 36 javë) dhe lezhjanët fituan shansin për të besuar te ngjitja, pasi u pozicionuan të dytët në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe mposhtën 3-2 të mërkurën në ndeshjen e parë “play-off” Pogradecin.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të luajnë mes më të mirëve të Superiores.

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku, Sidorenko, Junior

Trajner: Hysen Dedja

Besëlidhja: Vukasinovic, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Çokiç,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Georgevic

Trajner: Elvis Plori