5 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 166 në total

Vazhdon bilanci tronditës nga koronavirusi. 

5 viktima u shënuan 24 orët e fundit.

"Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47-vjeçare, një 51-vjeçare, një 72-vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65-vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve,"
deklaroi MSH.  

Deri tani janë regjistruar 166 viktima nga koronavirusi.