Arbitri i njohur italian mbyll karrierën pas 17 vitesh

Gianluca Rocchi arbitroi mbrëmë ndeshjen e tij të fundit në karrierë.

Gjyqtari italian vendosi të tërhiqej nga kjo detyrë pas 17 vitesh, duke gjykuar sfidën e 263-të në Serinë A.

47-vjeçari mori një përshëndetje të gjatë dhe dashamirëse nga lojtarët e Juventusit dhe Romës.

“Fusha e futbollit është jeta, largimi prej tij më bën të ndihem keq. Falenderoj Juventusin dhe Romën që bënë të përjetoja këtë moment të bukur dhe të paharrueshëm, megjithëse është trishtues”, u shpreh Rocchi për “Sky Sport Italia”.