Januzaj shumë pranë largimit nga Real Sociedad

Edhe pse ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira në sezonin e fundit me Real Sociedad, Adnan Januzaj me shumë gjasa do të largohet nga skuadra baske në merkaton e kësaj vere.

Sociedad nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022 dhe largimi është opsioni i vetëm për mesfushorin.

Klauzola e Januzaj është 50 milionë euro, megjithatë ai mund të largohet edhe për 18-20 milionë euro. Në rast shitje, atëherë Sociedad i detyrohet edhe 30% të shumës së përfituar Manchester United, sipas marrëveshjes së arritur kur Januzaj u transferua në La Liga.